Kandidimi i Najada Çomos/ Taulant Balla: Ndihem krenar për kolegët e mi të PS-së, Çomo përfaqëson të gjithë mjekët…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëherazi dhe drejtuesi politik për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, ka komentuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për kandidimin për deputete të doktoreshës, Najada Çomo.

Në takimin e zhvilluar me mjekë dhe infermierë të Elbasanit, Balla tha se; Çomo përfaqëson të gjithë bluzat e bardha që janë në frontin kundër pandemisë.

“Ndihem krenar që bashkë me mua dhe kolegët e mi të PS, në ekipin fitues të 25 prillit të kemi një personalitet të vijës së parë të frontit së cilës si një deputet kërkues për zonën që përfaqëson më është dashur ti shkruaj çdo ditë çdo natë për personat e shtruar atje dhe ka qenë një referencë për shumë njerëz. Najada në vetvete përfaqëson gjithë mjekët dhe infermierët të cilët u përballen dhe vazhdojnë të përballen me këtë betejë. Kjo luftë po shkon drejt fundit”,- është shprehur Balla.

Balla u ndal edhe tek bonusi që mjekët, infermierët dhe stafet mbështetëse përfituan në kuadër të pandemisë që përfshiu vendin tonë.

“Qeveria që në ditët e para aplikoi një bonus financiar për të gjithë mjekët dhe infermierët, janë rreth 3656 mjekë dhe infermierë të cilët kanë përfituar bonusin prej 1000 eurosh. Për stafet mbështetës ka qenë 500 eruo në muaj”,- tha Balla.

Zjarr Tv Ad