Kandidimi kundër Bashës është një sfidë apo tradhti? Shehaj: I kemi uruar njëri-tjetrit suksese në garë ama …

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agron Shehaj, kandidati për kreun e Partisë Demokratike, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se i kanë uruar suksese njëri-tjetrit në garë por për momentin nuk kanë komunikim për shkak se janë në garë.

“Keni folur me Bashën për kandidimin, po divergjenca?

Unë kam shprehur gjithmonë mendimin tim dhe në përgjithësi ai është dëgjuar. Kam pasur një raport konstruktiv me Bashën, ndërsa tani nuk kam më, sepse tani po konkurrojmë në një garë. I kemi uruar njëri-tjetrit suksese në garë, por nuk kemi pasur komunikim. Në deklaratat e mia nuk ka pasur asnjë aludim ndaj Bashës, por unë thjesht mendoj si duhet të jetë kryetari i partisë.

Unë nuk mendoj që Basha është i korruptuar, por mendoj që PD duhet të jetë e besueshme për qytetarët, sepse këta të fundit votojnë, nëse besojnë“, tha Shehaj.

Sipas Agron Shehajt, kandidimi i tij nuk është as sfidë dhe as tradhti kundër Bashës, por është thjesht shprehja e bindjes së tij që nëse nuk ndryshon atëherë PD nuk vjen në pushtet.

I ftuar në “Frontline”, Agron Shehaj theksoi se nëse nuk ka garë dhe konkurrencë në PD, atëherë kjo e fundit e ka të pamundur të fitojë kundër Bashës.

“As sfidë, as tradhti ndaj Bashës, por bindje se nëse PD nuk ka ndryshim, nuk mund të shkojë në pushtet. Në këtë mënyrë, PD e ka të pamundur të mundë Edi Ramën. Nëse nuk ka garë, nuk ka konkurrencë, PD e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk kam asnjë qejfmbetje me kryetarin e PD, thjesht kam një bindje dhe në bazë të saj veproj. Nuk e bëj as për inat, as për tradhti.

Jam futur në politikë, sepse mendoj që Shqipëria duhet ndryshuar, i duhet dhënë fund tranzicionit 30-vjecar, dhe për këtë duhet reformuar PD. PO nuk bëmë PD një parti perëndimore, nuk do ta bëjmë dot kurrë Shqipërinë perëndimore”, përfundoi ai.

Zjarr Tv Ad