Kanë lindur klonet e para të kafshëve, mbartës të sëmundjeve

0
6

Pesë shimje fotokopje që nuk flenë

Kërkimi është publikuar në “National Science Review” dhe do lejojë të studiohen sëmundje deri tani të pamundura për t’u riprodhuar në laborator, që nga pagjumësia deri tek disa sëmundje neuro-degjeneruese.

Të pesë shimjet fotokkopje që nuk arrijnë dot të flenë, janë frut i dy eksperimenteve të kryera në Kinë, në Institutin e Neuroshkencave (ION) të Akademisë Kineze të Shkencave (CAS) në Shanghai.

Janë kryer dy eksperimente: në të parin u modifikuan shimiet dhuruese të qelizave të sëmura, ndërsa në të dytin qelizat e nxjerra nga shimjet gjenetikisht të modifikuara u përdorën për të klonuar shimje mbartëse të të njëjtit difekt gjenetik.

Shimjet e përdorura për studimin e sëmundjeve njerëzore si diabeti dhe kanceri:

“Shqetësimet e ritmit 24 orësh mund të çojnë në shumë sëmundje për njerëzit, përfshirë një lloj të diabetit, kancer dhe sëmundje neuro degjeneruese”, shpjegon kordinatori i kërkimit, Hung-Chun Chang.

Për këtë, shton ai “shimjet që kemi klonuar, mund të përdoren për të studiuar si zhvillimin e këtyre sëmundjeve edhe terapitë e mundshme.”

Eksperimenti i dytë dhe “Metoda Dolly”

Në eksperimentin e dytë, nga shimjet me shqetësime të gjumit, preveluan qeliza me membranë lidhëse.

Secila nga këto qeliza të formuara u transferua më pas në vezoren e një tjetër shimje, e cila nuk i kishte këto qeliza më parë.

Ashtu siç ndodhi me eksperimentin e deles Dolly, lindën edhe shimjet Zhong Zhong dhe Hua Hua në 2018n, ku qeliza e formuar nisi regresin duke i dhënë jetë një embrioni.