‘Kanë marrë fjalën patronazhist dhe e sjellin vërdallë’/Rama: PS është një rrjet i organizuar…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në një takim me votues për herë të parë në qytetin e Durrësit, ku foli dhe për databasen me të dhënat e qytetarëve që ka qënë në dorë të PS-së. Rama tha se kjo forcë politike ka në bazë të saj organizimin dhe punën me njerëzit, dhe ky nuk ka sesi të jetë një krim.

Rama:

Kanë një fjalë që e sjellin vërdallë gjithë këto ditë, patronazhistin. Ata nuk e dinë që PS është një familje që të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht duke marrë nga koha e tyre e lirë, për të pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, qytet më qytet, fshat më fshat, derë më derë, pasi beteja e përditshme e PS-së është për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Pastaj çuditen se zbresin në fushën e lojës, si dikush që beson se i takon fitorja dhe është i fituar, pastaj fillojnë dhe kuptojnë se nuk është kaq e lehtë, dhe pastaj kur shohin tabelën e rezultatin shohin 74-78.

Vetëm PS mund ta çojë në majën që i takon këtë vend, pasi PS nuk është vetëm Edi Rama dhe disa ministra, PS është një rrjet i tërë i organizuar mendjesh, të të gjitha moshave që janë në të gjithë Shqipërinë, për të komunikuar mesazhin dhe për të marrë rezultatin.

Zjarr Tv Ad