‘Kanë ndërruar parti disa herë’, Bardhi për Referendumin e Berishës: Kanë votuar dhe drejtorë të Edi Ramës

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazment Bardhi, në një deklaratë nga selia blu, akuzoi se në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës kanë votuar persona që nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Bardhi tha se në disa qytete kanë votuar anëtar që nuk kanë pasur asnjë kontribut në PD dhe prej vitesh janë pjesë e strukturave të tjera.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë të dhënë kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI në Qarkun e Fierit. Në 92-shin ka qenë anëtar, në këtë kohë ka ndërruar disa parti, por ka shkuar të votojë me kartën e 92-shit, megjithëse është kryetar i LSI për Divjakën. Partia ka rregulla të qarta në statut kush quhet anëtar.

Në dijeni tuaj, kanë votuar edhe drejtorë të emëruar nga emëruar nga Edi Rama, që kanë hequr demokratë nga puna. Në 18 dhjetor ka patur vetëm 1 aktivitet politik të PD, Kuvendi Kombëtar. Të tjerat janë aktivitete private, që bëjnë listat e tyre, sipas dëshires së tyre”, u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad