“Kanë ngrënë bukë nga Lulja…”, Petri Bozo: Ime më ka qenë e famshme, me gjithë idiotët në studio, media u kujtua për Luljeta Bozon

0
266
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinierja dhe deputetja Luljeta Bozo është një ndër figurat më të dashura për shqiptarët. Dija dhe këshillat e saj gjatë tërmetit të 2019-ës qetësuan jo pak shqiptarët.

Së fundmi në një intervistë për “Expuls” ka qenë djali i saj, regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo, i cili ka folur mbi projektet e reja duke mos lënë anash as jetën private.

Gjatë intervistës ai tha se e ëma prej 50 vitesh është një person mjaft i njohur nga grupi i inxhinjerëve të cilëve u ka dhënë mësim, teksa theksoi se gjatë periudhës së tërmeteve që goditën Shqipërinë, me të gjithë “idiotët”që qarkullonin nëpër studiot tona televizive ajo u ftua që shqiptarët të kuptonin se çfarë po ndodhte.

“Ime më ishte e famshme se gjithë grupimi inxhinjerik i ndërtimit e cila i ka dhënë prej 50 vitesh leksione e dinin kush ishte ime më. Problemi është që u amplifikua, nëpërmjet kolegëve tanë të mediave, të cilët kanë ngrënë bukë nga Lulja dikur në shtëpinë tonë, u kujtuan se me të gjithë idjotët që rrotulloheshin nëpër studio thanë të sjellim një njeri të saktë që të marrim vesh se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad