Ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi nga foltorja e Kuvendit vëllain e kryeministrit Rama në lidhje me përfshirjen në skemën e mashtrimeve përmes Call Center-ave.
Në fjalën e tij Berisha theksoi se i shpalluri në kërkim për mashtrimet me Call Centerat, Amant Josifi, është ortak në kompaninë Pegaso me Olsi Ramën.
Sipas ish-kryeministrit kjo është arsyeja pse u shkarkua Gledis Nano dhe pse nuk lejohet të shkojë në zyrë kreu i SHISH Helidon Pendo.
“Të ndalemi te Amant Josifi, e dini që në kompaninë Pegaso ai është ortak me dokumenta me Olsi Ramën. E dini, këtë punë e dinë të gjithë. Amanti Josifi këshilltar i Olta Xhaçkës , nuk janë gjë Forex-at përpara vjedhjes me Bitcoin, janë plot 2.2 miliardë të vjedhura. Dhe cili është rezultati, ikën Gledis Nano nuk lefohet shefi i SHISH të marrë detyrën. Cili është rezultati, ‘Skapi’ i partisë nuk e heton. Shkon dhe mbyll çështjen e inceneratorit, ku është i implikuar direkt Armando Subashi. Këndon me Ciao Bella Ciao se ia hodhëm ‘Skapit’”, tha Berisha.