Kanionet e Holtës/ Dy ministra dhe Balla: Projekti u pezullua, asnjë qime floku mos t’i preket

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kanionet e Holtës në Gramsh, pezullimi i investimit në këtë zonë, pas shqetësimit të madh të banorëve ka mbledhur sot në një degjesë me banorë të zonës, Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetin e PS-së, Taulant Balla.

Ata po zhvillojnë një diskutim publik me banorët e zonës pikërisht për HEC-in e planifikuar në këtë kanionin e Holtës. Banorët kanë kërkuar nga ministrat një pergjigje të prerë: E ndaloni apo jo, kaq duam, të dimë përgjigje”- ka thënë një nga ata.

Ky HEC-është kundërshtuar nga banorët, ndërsa pak ditë më parë deputeti i qarkut të Elbasanit si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se po shihet me perparesi interesi qytetar.

Deputeti Balla i tha perfaqesueist te kompanise se duhet te ishte bere transparence poer zonen shume kohe me pare.

“I dashur mik, si do hyjne ne kanion ata nese ti u bllokon hyrjen ne kanion, me not, me polumbar. U them protesta ja vlejti, pasi nese nuk do protestonit nuk do ishim ne sot ketu me dy ministra. E falenderoj ministren per vendimin qe mori jo vetem per HEC ne HOlte, por edhe tek te tjerat qe nuk jane vene ne funksion te ekonomise, nje pjese tjeter qe duhen verifikuar ne cdo rast. Procesi i pezullimit do te vazhdoje me detaj me detej te gjithe projektin me garancite qe nje qime floku ti preket kesaj bukuri natyrore do te shkohet ne anulim, por cdo aset ekonomik te burimeve natyrore qe kemi ta vene ne funksion te zhvillimit te ekonomise”-tha Balla para banoreve.

Me heret ai deklaroi: “Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit”.

Nderkohe ministrja Balluku theksoi se “kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre. Po ashtu, do të bashkërendojmë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për një qasje ligjore dhe administrative të integruar në mënyrë që të mos përsëriten më situata ligjërisht të paatakueshme, por faktikisht të papranueshme, siç është dhe rasti i fundit në Gramsh. Së bashku me Ministrin Klosi do ta kthejmë rastin e Gramshit në një platformë diskutimi të hapur me komunitetin dhe do të punojmë për përmirësimin e bazës ligjore e të procedurave. Por, dua ta them shumë qartë: vërtet HEC-ët e vegjël kontribuojnë në ekonomi, por dhe mund të dëmtojnë ekonomikisht shumë më tepër sesa kontributi i tyre, nëse për një HEC të vogël i bie vlera një pasurie të madhe natyrore. Ndaj, na duhet një ekuilibër perfekt mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes se pasurive tona natyrore, të cilat janë pasuria më e madhe që ne shqiptarët kemi”,- tha Balluku.

Zjarr Tv Ad