Kanionet e Holtës në rrezik

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Gramshit kanë ngritur shqetësimin duke kërkuar mbrotjen e kanionit të Holtës duke theksuar se punimet do të sjellin dëmtime të parikuperueshëm në zonën e shpallur monument kulture.

Ndërkaq leja e ndërtimit të hidrocentralit të Strorit në përroin e Holtës dhe Seltës ka sjellë dhe përplasjen e radhës politike. Prej PD të Gramshit akuzohet se lejen për këtë ndërtim e ka dhënë qeveria Rama. Madje për këtë është publikuar dhe dokumenti që mbanë datën 27 prill i vitit 2018.

Në shkresë miratohen procedurat për heqjen e zonës së ndërtimit nga fondi pyjor si dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila kalon në buxhetin e bashkisë së Gramshit. Për zbatimin e vendimit është ngarkuar Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me ministrinë e Energjisë. Të dhënat janë publikuar dhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, ku veç firmës së Ramës është dhe ajo e ministrit Gjiknuri.

 

 

Zjarr Tv Ad