Kanosën me armë zjarri 4 shtetas, arrestohen dy të rinjtë në Shijak

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shijakut zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Janë identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas në ambientet e një lokali.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe  dokumentimin  e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2019, identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

J.Gj., 21 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;

E.B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;

Shtetasit e ndaluar , më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe  qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja “në bashkëpunim,  “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 84, 25, 274 dhe 278 / 2 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad