Kapen 100 kg kokainë në portin e Patras në Greqi/Arrestohet shoferi i kamionit

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestraur në portin e Patras, në Greqi.

Mësohet se janë kapur rreth 100 kg kokainë të cilat ishin brenda një kamioni i cili u pikas nga kontrolli i Rojeve Bregdetare.

Droga, e cila ishte fshehur brenda kabinës së kamionit, u zbulua pas kontrolit me qen i stërvitur posacërisht ndërsa u arrestua shoferi i kamionit, një 63-vjeçar.

Kjo është sasia më e madhe e drogave që Garda Bregdetare ka kapur ndonjëherë në një port Grek.

Sipas autoriteteve greke droga ishte e destinuar për tregun evropian dhe vlera e saj varion nga 3 milion deri në 5 milion euro.

Policia greke ende nuk ka njoftuar detaje të tjera në lidhje me këtë sasi rekord kokaine në shtetin fqinj ndërsa nuk ka treguar vendin se nga vinte kjo sasi e madhe e kokainës.

Ndërkohë, shkruan abcnews, kanë nisur hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë trafik me këtë lloj ngarkese.

Image

Zjarr Tv Ad