Kapen me 30 kg kanabis në banesë, në pranga katër persona nga Durrësi

1
831
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Depërtimi”. Mësohet se arrestimi i tyre u bë të hënën në lagjen Nr.14 të qytetit. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg kanabis dhe telefona celularë. Burimet e policisë bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit:
-Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
– Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F.Buzi;
-Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
-Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lire (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad