Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptar pasi u kapen me 32 kg kokainë dhe plot 233. 950 euro. Sipas mediave, policia ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptar të cilët dhe pse të papunë, qarkullonin shifra të mëdha parash.
Mësohet se dy vëllezërit përdornin një makinë e cila kishte ngjallur dyshime gjatë kontrolleve rutinë të Guardia di Finanza në zonë, për zbulimin e trafiqeve ilegale.
Hetimet e vazhdueshme zbuluan një ndërtesë në Inverigo, ku dy vëllezërit banonin dhe e përdornin si për garazh për makinën e lartpërmendur ashtu edhe për magazinë.
Pasi morën mandatin e kontrollit, agjentët hynë në banesën e vëllezërve shqiptarë ku gjetën kokainën e konfeksionuar në 29 pako, si dhe shumën e parave, e ndarë në tufa 10 mijë euro secila. Kontrolli në makinën Opel Astra zbulii edhe 3 mijë euro të tjera të fshehura.
Në bazë të fakteve, dy shtetasit shqiptarë, me iniciale Q.N., lindur më 1983, dhe A.N., 1985, u arrestuan, ndërkohë që vlera e tregut e drogës së gjetur shkon në 4.5 milionë euro.