Kapet duke shpërndarë heroinë, perdorte biçikletën për transport

0
30

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi është kapur duke transportuar heroinë më biçikletë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti” policia arrestoi shtetasin me iniciale L. M., të cilit iu sekuestrua 125 gr heroinë.

“Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera”, sqaron policia.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.