Kapet duke transportuar 11 sirianë drejt Kosovës, arrestohet 24-vjeçari

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia vijon goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar 11 sirianë drejt Kosovës.Operacioni policor i koduar “Miloti”, u krye nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë.

”Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Lezhë, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Tirana drejt Kosovës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor “Miloti”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. K., 24  vjeç, banues në Kodër Kamzë, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.24-vjeçari u kap në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke transportuar me mjetin e tij, 11 shtetas sirianë, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprimet e mëtejshme.

Zjarr Tv Ad