Kapet me drògë në makinën e bashkisë, procedohet penalisht shoferi i kryebashkiakes së PS-së, është edhe nipi i saj

0
226
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është pròceduar penalisht Arben Bufi, 35-vjeç, nipi i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Bëhet e ditur se 35-vjeçari, i cili është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, është proceduar pasi është kapur me drògë.

Mësohet se dròga është gjetur në makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihet ende lloji dhe sasia e drògës që është gjetur në makinën e Bufit.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.

Në një njoftim më herët gjatë ditës, Policia e Fierit informoi për procedimin e 35-vjeçarit dhe disa personave të tjerë, si dhe tre arrestime lidhur me vepra penale në fushën e narkotikëve.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: I. A., 20 vjeç, banues në Lushnjë. K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec. D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkòtikëve’. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkòtike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkòtikëve’ dhe ‘Nxitja për përdorimin e drogës’”, njoftoi policia.

Zjarr Tv Ad