Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.
36-vjeçari me Shefqet Karabrahimi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u kap me një sasi prej 50 gram kokainë.
Mësohet se i riu është prangosur kur po futej në qytetin e Sarandës, pasi kishte udhëtuar nga Tirana.
Shefqet Karabrahimi mësohet se ka qenë kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës në votimet e Edi Ramës në 30 qershor, i propozuar nga Partia Reforma Demokratike.
‘Nga shërbimet policore, seksioni i krimit të organizuar në Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i 36-vjeçarit me inicialet Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur Ura e Kranesë, ku 36-vjeçari po udhëtonte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.
Nga kontrolli i imtësishëm i mjetit dhe i personit i është gjetur një sasi prej 50 gram kokainë, të cilën për të mos u zbuluar nga ndonjë kontroll i mundshëm gjatë rrugës e kishte fshehur në organet e tij gjenitale’, bënë të ditur burime zyrtare nga Policia e Sarandës.