Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të enjte nga policia e Vlorës.
Mësohet se është vënë në pranga Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, të Vlorës i cili ishte dënuar më parë nga Gjykata me 4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ndalimi i 25-vjeçarit u bë gjatë operacionit të policisë në një banesë të braktisur pranë aksit rrugor të fshatit Llakatund në Vlorë.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Policia ka bërë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: Vasil Balliu, 25 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve bashkë me Seksionin e Krimeve, gjatë një pune të mirëorganizuar kanë bërë kapjen e këtij shtetasi në një banesë të braktisur pranë aksit rrugorë të fshatit Llakatund, Vlorë.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë me Vendim nr.56 datë 18.07.2017 e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.