Kapet në Durrës italiani i shumëkërkuar për trafik të lëndëve narkotike

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arrestohet në Durrës një shtetas italian i shpallur në kërkim nga Italia për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Il L’atitante” u realizua nga Policia Shqiptare, Prokuroria e  Krimeve të Rënda dhe Karabinierët e Barit. Në pranga ka rënë shtetasi italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali.

“Pas një hetimi intensiv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabinierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar” sqaron policia.

Arrestimi i 40 vjeçarit është bërë gjatë paradites së sotme me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

 

Zjarr Tv Ad