Kapet në flagrancë nga policia 59-vjeçari nga Kruja…

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimet e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në territor, banesa dhe ambiente të ndryshme, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të veprimtarisë kr*iminale në fushën e na*rkotikëve.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. M., 59 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 12 kg lëndë narkotike e dyshuar cann*abis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nar*kotikëve”.

Zjarr Tv Ad