Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Policia e Ballshit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të bashkëshortes së tij 9 muaj më parë.
Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim B.Z., 56 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 16.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Shtetasi B.Z., në muajin Mars 2018 për motive të dobëta ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen L.Z.