Kapet vrasësi me pagesë, nga Tirana në Shkodër me ‘Scorpion’ e motor pa targa

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gentian Bajramaj, 48 vjeç nga Tirana është arrestuar në Shkodër i dyshuar si vrasës me pagesë për llogari të grupeve kriminale. Ai u kap teksa udhëtonte drejt kryeqendrës së veriut me një motor pa targa dhe i armatosur me një automatic me silenciator dhe 20 fishekë! Një vrasës i dyshuar me pagesë për llogari të grupeve kriminale është arrestuar nga Policia e Shkodrës!  Gentian Bajramaj, 48 vjeç u kap teksa po udhëtonte nga Tirana drejt Shkodrës me një motor pa targa. Me vete kishte këtë automatik “Scorpion” me silenciator dhe 20 fishekë me të cilën policia ka dyshime të forta se do të kryente krim të porositur në kryeqendrën e veriut. Por blutë kishin marrë informacionin për lëvizjen e dyshuar dhe kanë organizuar operacionin “Mision i pamundur”, duke i zënë pritë 48 vjeçarit Gentian Bajramaj në fshatin Gur i Zi. Për shkak të hetimeve, policia tregohet e rezervuar me detaje për veprimtarinë e Bajramajt, por thotë se ka dyshime të forta se Ai është përdorur nga grupe kriminale për disa eliminime me porosi. 48-vjeçari mësohet se po mbahet në policinë e Shkodrës, ku një grup i posaçëm hetimor vijon hetimet për të zbuluar synimin e lëvizjes së tij drejt kryeqendrës së Veriut. Sfida kryesore e policisë mbetet, konfirmimi nëse ai po shkonte atje për vrasje dhe në një rast të tillë zbulimi i porositësit! Për këtë pistë, në vijim, Gentian Bajramaj, pritet të merret në pyetje. Alarmi i vrasësve me pagesë për llogari të grupeve kriminale është ngritur pas shumë ekzekutimeve. Por në vitet e fundit, numri i të arrestuarve me këtë akuzë ka qenë i paktë. Më i njohuri është Julian Sinanaj, i arrestuar në vitin 2014 dhe që tregoi nën statusin e dëshmitarit të drejtësisë si veprojnë grupet kriminale që porosisin krime me pagese!

Zjarr Tv Ad