Kapiteni i Kukësit përgatit pasardhësin e tij

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Shameti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Kukësit. Prej disa vitesh, qendërmbrojtësi gjirokastrit kontribuon për ekipin verilindor, teksa mban edhe shiritin e kapitenit. Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me të birin në një kalçeto në kryeqytet.

Edhe pse është pak herët për të ndarë të ardhmen e djalit të tij, siç duket një dëshirë e madhe është që të shkelë në gjurmët e të atit. E ku ka më mirë? Sigurisht, djaloshi i vogël s’duhet të harrojë se babai i tij veç futbollit, është në profesion inxhinier.

 

 

Zjarr Tv Ad