“Kaq poshtë kemi rënë, a kthehet nëna dhe babai në numër?”, myftiu i Shkodrës: A jeni njerëz normal?

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ka reaguar ashpër për diskutimin në parlament për ndryshimin e kodit të familjes. Nga hytbja e kësaj të premte nga xhamia e Parrucës në qytetin e Shkodrës, imam Sytari tha se ai që pranon të thërrasë nënën dhe babain me numër, ka probleme me identitetin e tij dhe është njeri i pashpresë.

“Kaq poshtë kemi rënë? A nuk na dolën 23 vite poshtërim? Është një paradoks i madh. A kthehet nëna dhe babai në numër, a jeni njerëz normal?” – tha mes të tjerash në fjalën e tij para besimtarëve myftiu i Shkodrës.

Gjatë ligjeratës së tij, imam Sytari u ndal edhe tek ngjarja e 16 nëntorit 1990, ku sipas tij është një moment për të parë veten në pasqyrë, pasi është një datë e rëndësishme për të pyetur a janë të pëfaqësuar sot muslimanët shqiptarë.

Zjarr Tv Ad