Karabina për mbledhjen ‘Berisha-Bardhi’: Ata që kanë ndryshuar mendim duhet të…

0
478
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke filluar nga zgjedhja e kryetarit të ri, Z. Lulzim Basha e deri te mbledhja e Kuvendit Kombëtar ka sjell një valë të re ndryshimesh.

Për të folur rreth këtyre ndryshimeve e ftuar në studion e FaxNews me anë të lidhjeje ‘Skype’ ishte Mirela Karabina, zëdhënësja e PD.

Karabina u shpreh se kjo valë e re ndryshimesh ishte paralajmëruar që pas zgjedhjeve të 14 majit. Ato filluan me zgjedhjen e Bashës si kryetar dhe mbajtjen e Kuvendi Kombëtar dhe do të pasojnë me një sërë ristrukturimesh ku në fokus qëndron fuqizimi i organeve të partisë nga degët e rretheve tek ato qendrore.

“Aktiviteti i djeshëm i PD ka qenë në kuadër të rrugëtimit për tu bërë një alternativë e besueshme për qytetarët. Partia është ende në rrugën e fillimit të riorganizimit të saj. Pas zgjedhjeve të 14 majit ne i kemi njoftuar këto ndryshime, të cilat filluan me zgjedhjen e Z.Lulzim Basha si kryetar i partisë si dhe Kuvendin e jashtëzakonshëm të 2 shtatorit. Rëndësi e rëndësishme ka marrë edhe Kolegji Kombëtar, strukturë e cila nuk ka qenë aktive këto dy vite për shkak të lidershipit. Rëndësi të veçantë në këtë fazë janë edhe rienergjizimi i strukturave brenda parisë nga ato të degëve të ato qendrore”, tha Karabina.

Sakaq, ajo u ndal të fliste edhe për mbledhjen Berisha-Bardhi me deputetët demokrat ku u shpreh se ata duhet të japin përgjigje për këtë ndryshim duke u nisur nga fakti se ata në janar votuan për përjashtimin e tij nga partia dhe tani shkojnë pas tij në një mbledhje. Në riorganizimin e PD, ajo u shpreh se nuk do të ndikojnë vetëm politikat brenda partisë por 3edhe këto tensione jashtë saj që mund ta përkeqësojë ende imazhin e një partie opozitare në zgjedhjet e ardhshme.

“Ajo që ka ndodhur në mbledhjen Berisha-Bardhi është një ngjarje që kërkon që ata deputetë që kanë dal nga PD, duhet të kenë një shpjegim se pse në 18 dhjetor 2021 zgjodhëm të ardhmen, dhe tani janë larguar tek e shkuara. Përgjatë këtij rrugëtimi, këta deputetë të PD ndryshuan qëndrim, ata kanë detyrimin t’i shpjegojë elektoralit këtë ndryshim, pse sot PD është e ndarë. Ata që kanë ndryshuar mendim duhet të shpjegojnë ata është se çfarë ka ndryshuar që ndërruar mendim pasi në 8 janar votuan për përjashtimin e zotit Berisha nga partia dhe tani kanë shkuar pas tij”, shtoi ajo

Zjarr Tv Ad