“Karaibet e Europës”, Rama ndan shkrimin e medias britanike për plazhin e Ksamilit

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një shkrim nga media britanike “The Telegraph” që Ksamilin e quan “Karaibet e Europës”.

Në shkrim thuhet se “ujërat e tij bruz, rërën e bardhë dhe palmat, qyteti bregdetar shqiptar i Ksamilit ofron një version ekonomik të plazheve tropikale”.

Rama ka ndarë një pjesë të shkrimit nga “The Telegraph” ku shkruhet: “Karaibet e Europës” me ujëra të kristalta e rërë të bardhë, por edhe me kështjella, site arkeologjike dhe kuzhinë speciale, e quan gjiganti britanik 🇬🇧 “The Telegraph” Shqipërinë duke i orientuar në këtë fillim sezoni veror britanikët ”e uritur” për diell drejt rrezeve të rivierës shqiptare bashkë me historinë e kalasë së Gjirokastrës, magjinë e Butrintit dhe një dolli me shijen e pagabueshme të rakisë shqiptare”.

Zjarr Tv Ad