Karamuço: Filmimi i aktit seksual në zyrën e Gjicit është bërë me një çantë, po shiten 300 dollarë në tregjet shqiptare

0
414
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar mbrëmjen e sotme videon e skandalit, ku kryebashkiaku i shkarkuar i Kukësit, Safet Gjici shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në ambientet e zyrës së tij.

Ai tha në “Zonë e Lirë” se filmimi i aktit është bërë me anë të një çante, që është vendosur posaçërisht në atë pamje për të filmuar aktin. Ai tha se këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri, të cilat kushtojnë rreth 300 dollarë.

Karamuço: Dinamika e supozuar ka qenë kjo: Janë futur në zyrë, filmimi është bërë nga një çantë. Çanta është pozicionuar në atë pamje ku vërtet do të kryhej akti, në pjesë ballore të zyrës. Ky nuk është akti i parë, do ketë qenë akti i përsëritur.

Është vendsosur çanta, e shikoni atë vrimën e vogël te zinxhiri, ajo ka një bateri. Ky është prodhim indian diku te 300 dollarë. Këto janë çanta që përdoren nga gratë të cilat duan të shantazhojnë përmes pamjeve filmike intime.

Këto çanta kanë ardhur dhe në Shqipëri. Podseduesja e cantës ka qenë në dijeni të plotë të asaj që po filmohet dhe vazhdon të klërkojë ende pamje filmike, intime. Është e planifikuar.

Zjarr Tv Ad