Karamuço zbulon kush është Nesti Angoni që “mori më qafë” Veliajn

0
820
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se Nesti Angoni, personi që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK, dyshohet të jetë një ish-financier.

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”, tha Karamuço.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad