Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend ka thënë se Komiteti Teknik i Ekspertëve në prag të festave të fundvitit është duke vlerësuar nëse masat do të shtrëngohen edhe në vendin tonë, sikurse po ndodh në vende të tjera evropiane, për shkak të rrezikut që paraqet varianti i ri Omicron.
“Jemi para festave ku presim të rriten shkëmbimet, ndërveprimet mes njerëzve, është situatë sa delikate e fluide për ecurinë e pandemisë.
Ekspertët tanë po vlerësojnë me shumë vëmëndje për masat që do të nevojitn. Sikurse ka vendosur komiteti nga 4 janari, të gjithë punonjësit në administratën publike supermarkete, qendra tregtare duhet të paraqesin kartën e vaksinimit, kartën e shërimit apo testin e antigenit cdo 5 ditë.
Jemi duke vlerësuar në dinamikë situatën për të siguruar planin e dimrit dhe rritjen e kapaciteteve për testimin dhe gjurmimin”, tha Manastirliu.