Këshilli i Ministrave ka miratuar sot aktin normativ për ngritjen e Bordit Kombëtar për çmimin e karburanteve. Mbledhja e parë e këtij Bordi është mbajtur po sot dhe janë fiksuar çmimet e naftës, benzinës dhe gazit.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi Kombëtar do të mblidhet përsëri ditën e martë për të parë nëse çmimet do të ndryshojnë përsëri, shkruan neësbomb.al. Çmimet e vendosura sot do të jenë për tre ditët në vazhdim, ndërsa të martën do të rishikohet nëse do të kete ulje apo rritje, bazuar dhe në lëvizjet në tregjet ndërkombëtare.
Në fotot e mëposhtme, shihet se pjesa më e madhe e karburanteve i janë bindur vendimit Bordit Kombëtar për uljen e çmimeve. Tabelat e tyre shënojnë 217 lekë/litri.