“Karrige me rrotullim dhe të kenë tapiceri ekologjike”, në kulmin e krizës, Manja hap ankand për mobilje të reja në Ministrinë e Drejtësisë

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që kriza e rritjes së çmimeve të produkteve ka kapluar vendin, ministria e Drejtësisë, ka hapur një ankand për rinovimin e zyrave të administratës. Ndërkohë në dokumentet e siguruara nga Agjencia e Prokurimeve Publike, bie në sy fakti që detajet e mobiljeve janë të specifikuara qartë dhe nuk lidhen mobilje standarte.

Në dokument, përcaktohet qartazi që materiali duhet të jetë arrë natyrale. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike. Ndërsa shuma totale e përcaktuar për këto shpenzime, i kalon 5 milionë lekë të vjetra.

Divanet tresh apo dysh kërkohet që të jenë komodë dhe me veshje lëkure. Perdet planifikohen të ndërrohen gjithashtu dhe kërkohen të jenë me ngjyrë pana ose lejla. Kondicionerë, abazhurë, ndriçues tavoline, diktofonë e celularë janë gjithashtu sendet e tjera që pritet të mbushin zyrat e Ministrisë së Drejtësisë.

Zjarr Tv Ad