Karrige, tavolina dhe fikëse zjarri/ Këto janë PAMJET brenda selisë së PD: Deputetët “u strehuan” te zyra e Lulzim Bashës

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata në Partinë Demokratike prej afro një ore tashmë mund të themi se është normalizuar. Protestuesit janë shpërndarë me shpejtësi sapo ndërhynë Forcat Speciale, ndërsa dhuna dhe vandalizmat ndaj selisë blu nuk kanë munguar.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet nga brenda selisë së PD, në katin e dytë, ku ndodhej Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të partisë. Rrëmujë e madhe, karrige dhe tavolina të përmbysura, fikëse zjarri të lëna gjithandej për shkak të situatës së tensionuar.

Siç shihet nga pamjet, të gjitha zyrat kanë qenë bosh, pa karrige dhe tavolina. Deputetët dhe vetë Basha, thotë Hoxha, janë “strehuar” në zyrën e kryetarit si ambienti më i sigurt. Ata kanë kërkuar ndihmën e Policisë sepse u rrezikohej jeta dhe u ndërhy menjëherë.

Zjarr Tv Ad