Kartat e identitetit / Lleshaj:  Verifikoni datën e skadimit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj del me deklaratë lidhur me kartat e identitetit dhe pasaportat, të cilat skadojnë në gjashtëmujorin e parë të vitit që sapo ka nisur.

Lleshaj thotë se pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm, ndaj shton se qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.

“Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët. Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera”, shkruan ministri.

Ai shton se institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.

“Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes”, thuhet në mbyllje të qëndrimit të ministrit të Brendshëm.

Zjarr Tv Ad