KAS fillon zvarritjen e procesit, shtyhet seanca për shqyrtimin e ankimimeve për Gjirokastrën, ja kur pritet të kemi një vendim për Beratin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ shtyu për ditën e nesërme seancën për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Gjirokastrës.

Gjithashtu u vendos që vendimi për Beratin të jepet pas përfundimit të procesit për Gjirokastrën.

Lajmin e bëri me dije gjatë mbledhjes së KAS Ledio Braho, i cili u shpreh se duke qenë se palët në process janë të njëjta si për Gjirokastrën dhe Beratain, atëherë seancat do të zhvillohen ditën e nesërme duke filluar që prej orës 09:00.

‘’KAS i konsultuar pezullon dhe shtyn seancën për kërkesat ankimore në këtë gjykim administrativ për nesër në orën 09:00. Në lidhje me seancën që është caktuar për Beratin, duke ditur që palët e këtij procesi janë dhe të Beratit, i ndihmon edhe palët për provat që u nxorën dje, kështu që seancën për Gjirokastrën e shtyjmë për nesër datë 19 maj, ndërkohë që për Beratin jemi direkt me Gjirokastrën, vijojmë me Beratin. Besoj se do vijojmë me seancën e kërkesave ankimore për Vlorën.’’- tha Braho.

Gjatë fjalës së tij në Komision, përfaqësuesi LSI-së Altin Kaziaj, deklaroi se duhet një hetim i thellë për Gjirokastrën, pasi 12 shenja gishtash rezultojnë të kenë përdorur tentative ose votim për 70 persona.

Altin Kaziaj: Dokumentacioni i ZAZ dhe personave që kemi kontestuar për Gjirokastrën, ndërkohë që duhet të ishin të vetëkarantinuar. Mendojmë se KAS duhet të investojnë për qartësimin e pozicineve të tyre. Ishin persona që mund t’i thërrisnit këtu dhe për të parë pasaportën e këtyre personave.

Për ne është e qartë tabela e lidhur me dokumentin që është dhënë ditën e djeshme. Është marrë hapësirë për të dhënë një të vërtetë, ndërkohë që ne gjejmë shumë të qartë tabelën, është e sqaruar se 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa për 70 persona. Rastet e dyfishta janë parashikuar në kolonën e tretë. Nuk e shoh të arsyeshme për hetim të thelluar. 12 shenja gishtash kanë përdorur tentativa ose votim për 70 persona. Po ashtu është një listë emërore, rezulton të jetë vetëm inicialet e personit, datëlindja, nr. I votimit, dhe qarkut përkatës. Është shumë e qartë kjo gjë.

Në të njëjtën linjë ishte dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i cili u shpreh se janë pro hetimit për çdo lloj rasti

Ivi Kaso: Të dhënat që na u paraqitën sipas provës janë eksplicite.Në të gjithë zonën zgjedhore është e qartë. Vetëm në 2 raste flet për administratë. Për aq sa i duhet këtij hetimi besoj të dhënat janë të qarta. Komisioni të vendosë nëse ndikon ndarjen e mandateve në zonën zgjedhore. Jemi pro hetimit për çdo lloj rasti. Për ne janë të gjithë raste potenciale që kanë ndodhur. Jemi të hapur për çdo lloj hetimi. Kohën dhe momentin për hetimin zgjidheni ju. Provat janë eksplicite dhe flasin qartë për paligjshmëri të ndodhur, në një masë të caktuar, në gjithë zonën zgjedhore, dhe lista që i bashkëngjitet kërkesës sonë është po ashtu po aq e qartë.

Zjarr Tv Ad