KAS hap gjashtë kutitë e para në Beratit, në njërën mungon raportimi i PIE, Çefa: Do të na duhet të hapin edhe kutinë e votimit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankimimeve dhe Saksioneve (KAS) po zhvillon shqyrtimin e 24 kutive të materialeve të zgjedhjeve në Berat.

Kreu i KAS, Elvis Qefa tha se në 6 kutitë e para në njërën prej tyre nuk është gjetur raporti i Pajisjes së Identifikimit Elektronik (PEI), e për këtë arsye, ai kërkoi hapjen e kutisë së votimit, për të vërtetuar atë që është shkruar në procesverbal.

Për shkak se në një nga materialet e qendrës së votimit, me nr. 3446 nuk u gjet procesverbali i PIE, atëherë do të na duhet për të hapur dhe kutinë e votimit, për të parë administrimin e këtij procesverbali aty”, u shpreh Çefa.

PD dhe LSI në ankimimet e tyre kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi. LSI ka humbur mandatin në këtë Qark për vetëm 77 vota dhe pretendon se mund ta marrë atë.

Zjarr Tv Ad