KAS la emrin e Metës krah koalicionit “Bashkë Fitojmë”, reagon Bardhi: U rrëzua shkelja e Celibashit, kreu i KQZ gati të bëjë akte kamikazi!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar për vendimin e KAS që në fletën e votimit, krah koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të vendoset emri i Ilir Metës dhe jo ai i Sali Berishës.

Ai e ka konsideruar tentativë kamikaze vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi për të mos vendosur një emër në fletën e votimit, krah koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Kjo është një tjëtër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!

Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad