KAS rrëzon PD për Qarkun e Durrësit: “Provat” e kërkuara nuk kanë lidhje me zgjedhjet, u takojnë organeve të tjera. Pranohet kërkesa për dy prova të tjera

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike, të mbështetur dhe nga LSI, për të marrë informacion për disa “prova” që sipas tyre kanë lidhje me procesin zgjedhor. Por me shumicë votash, anëtarët e KAS kanë rrëzuar kërkesën.

Sipas relatorit Koli Bele, “provat” që kërkonte PD nga 19 institucione shtetërore nuk kanë lidhje me procesin, pasi janë kërkesa që mund të shërbejnë për të vënë në punë institucionet e drejtësisë, por jo KAS.

Me shumicë votash KAS rrëzoi marrjen e këtyre provave, përvec dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët e KAS.

KAS zgjodhi ta rrëzonte këtë kërkesë sepse subjekti ankues kërkoi të merrte informacion nga 19 institucione. Nuk ka bërë përpjekje për marrjen e provave. Ky është një kusht që duhet të demonstrohet në momentin e marrjes së provës.

Informacionet e kërkuara nuk gëzojnë cilësinë e provës dhe nuk mund të kërkohen si të tilla. Kodi garanton të drejtën për të marrë prova, por asnjë nga kërkesat nuk përbën prova. Kërkimi nga institucionet shtetërore të provare sic janë kallëzime penale, nuk janë dhe nuk mund të merren si prova”, tha Bele.

Ndërkohë, relatori i KAS bëri me dije se me shumicë votash janë pranuar kërkesat e dy anëtarëve, për dy prova të ndryshme.

“- Njëra është kryqëzimi i PEI, do i kërkohet administratës të prodhojë kryqëzimin e PEI-t. Më rezulton që ky informacion është tashmë i ghasthëm. Ne e kemi.

– U kërkua dhe marrja e një prove, identifikimi i një numri të caktuar zgjedhësish. Zoti Logu kërkoi rreth 300. Ne na rezultoi që jaënë rreth 150. Dy anëtarët mendojnë se kjo vlenë dhe si material zgjedhor do merret”, shtoi ai.

Zjarr Tv Ad