Kasat fiskale nuk do të hidhen, do të ndryshojnë funksion

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kasat fiskale nuk do të hiqen nga përdorimi, por do të shërbejnë vetëm si printera fiskalë. Sipas ekspertit kontabël, Sotiraq Dhamo, sistemi i ri i fiskalizimit përkthehet në kosto shtesë për biznesin dhe nuk e lufton informalitetin.

“Faturat do të përpilohen në sistem dhe do të printohet ose në kasën fiskale ose si faturë me një printer tjetër. Nuk do të ketë funksionin që ka sot”, thotë eksperti.

Sotiraq Dhamo shprehet skeptik mbi mënyrën e zbatimit të sistemit të ri të deklarimeve “online”, ndërsa propozon implementimin e tij me faza për të shmangur të gjitha problemet që mund të shfaqë në vijimësi procesi, shkruan A2CNN.

“Mund të aplikohej si pilot ose në një sektor të caktuar, për shembull te restorantet. Ose vetëm në Tiranë dhe Durrës”, shprehet Dhamo.

Bizneset do të mund të dorëzojnë kritikat dhe rekomandimet e tyre mbi fiskalizimin deri më 15 shtator pranë Ministrisë së Financave, e cila pritet të bëjë publike shifrën totale të kostove në fund të këtij muaji.

Zjarr Tv Ad