Kastriot Islami: Rama dhe Basha janë bashkë, qytetarët të rrëzojnë këtë dyshe fasadë që synon uzurpimin e pushtetit vendor

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri dhe ish-deputeti, Kastriot Islami ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka hedhur akuza të forta në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministri Islami shprehet se Rama dhe Basha janë bashkë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër kësaj dysheje. Sipas tij, mazhoranca dhe opozita fasadë synojnë uzurpimin e pushtetit vendor përmes reformës territoriale.

“Përmes reformës territoriale sekti kishte për qëllim kryesor kapjen e pushtetit vendor nga interesat e oligarkisë. Kështu Sekti krijoi “pashallëqet oligarkike”, përmes një reforme të njëanshme territoriale duke e lënë jashtë opozitën. Synimi për “kapjen e pushtetit vendor” u maskua nga sekti me nevojën e reformës territoriale për të cilën ai deklaronte se e kishte “mirëkuptuar me SHBA e BE?!”, shkruan ai.

Më tej ish-ministri Islami hedh akuza të forta në adresë të Ramës dhe Bashës, teksa ngre alarmin se ata kontrollojnë politikën, pushtetin vendor dhe qendror, biznesin dhe mediat. “Shqipëria ka aktualisht qeverisje qendrore e vendore që përfaqëson interesat e një sekti oligarkik. Për më tepër, sekti, përmes konsolidimit të qeverisjes oligarkike arriti I) kapjen e pushtetit vendor nga klientela e sektit; II) sigurimin e pushtetit qendror dhe III) vënien nën kontroll të gjyqësorit. Për shumicën e shqiptarëve është e qartë se “qeverisja e sektit oligarkik”: I) blen votat, II) komandon mandatet e të zgjedhurve, III) vepron egërsisht për të dobësuar e përçarë, a kthyer në fasadë opozitën, IV) godet çdo kundërshtar e opinion ndryshe; V) keqpërdor medien për t’i mbyllur gojën apo “demaskuar” çdo kundërshtar dhe për të paraqitur si “suksese” dështimet e qeverisë; VI) kontrollon bizneset e mëdha; VII) kontrollon shoqërinë civile; dhe VIII) së fundmi ka vendosur nën kontroll gjyqësorin për të mbrojtur nga çdo sulm eventual, sot e nesër, hajdutët e pasurisë dhe fondeve publike por edhe për të realizuar gjuetinë e shtrigave ndaj çdo kundërshtari”, nënvizoi Islami.

Zjarr Tv Ad