Kastriot Islami:Ja e vërteta mbi kandidimin e të korruptuarëve dhe të inkriminuarëve

0
249
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Kastriot Islami-

Kërkesa e ambasadores së SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit 2021 është e saktë; kjo s’ka asnjë dyshim! Shqetësimi i shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe i BE e SHBA për pastërtinë e kandidaturave për deputet, pra për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, ka qënë gjithnjë legjitim; askush pervec Ramës s’e ka vënë në dyshim drejtësinë e kësaj kërkese. Edhe vetë Rama ka qënë dhe është i ndërgjegjshëm së po dhunon një kërkesë demokratike por këtë veprim e ka bërë dhe bën me vetëdije të plotë, pavarësisht deklaratave mashtruese. Sepse mes zgjedhjeve të lira ë të ndershme ka zgjedhur gjithnjë “zgjedhjet e manipuluara” sepse kështu ka menduar se pavarësisht revoltës qytetare dhe kritikave nga perëndimi më i rëndësishëm për të ka qënë dhe mbetet mbajtja me cdo mjet e mënyrë e karrikes së pushtetit…

Pastërtinë e kandidaturave, pra jo të korruptuar dhe jo të inkriminuar në zgjedhje, në parlament apo në administratën publike, që Rames sot me shumë të drejtë po ia kërkon edhe Yuri Kim dhe ja ka kërkuar me forcë edhe BE para 4 vjetëve, ja kam kërkuar vazhdimisht unë, prej 12 vjetësh që nga viti 2009, në mënyrë energjike e duke bërë shumë sakrifica kur të gjithë heshtnin… Për këtë qëndrim jam krenar por për të thënë të vërtetën kam qënë i kuptuar vetëm nga një pakicë individësh nga politika e qytetaria, për rrjedhojë edhe i mbështetur vetëm nga një pakicë qytetarësh të ndershëm, ndërkohë që shumica heshtnin dhe vazhdonin të shikonin punët e tyre…

Cili ishte rezultati 8 vjet pas 2013, pra pas 2 mandateve të Rilindjes së pushtet, që në realitet janë 12 vjet “kritika” që vijnë nga brënda dhe jasht që nga 2009, kur Rama për herë të parë do të vendoste me një synim e strategji të qartë oligarkët në listën e kandidaturave për deputet:

Rama veproi me synim te qarte për të ruajtur e forcuar karriken e tij në krye të pushtetit, të kandidonte oligarkët në 3 palë zgjedhjesh, pra të korruptuar, të inkriminuar e trafikantët;
Rama goditi deri në përjashtim nga partia, kundërshtarët, mua dhe disa mbështetës “kritikë” të palëkundur të qëndrimeve të tij të ndërgjegjshme “pro-oligarkike” thjesht e vetëm për të fshehur të vërtetën që i digjte shumë. Fatëkeqësisht tërësia rilindase por edhe disa socalistë, jo vetëm heshtën por edhe e mbështetën;
Rama arriti kështu të gënjejë e mashtrojë jo vetëm një pjesë të madhe të votuesit shqiptarë por edhe ndërkombëtarët duke i mashtruar me gënjeshtrën se “e gjitha kjo histori e kandidaturave me probleme s’ishte fare e vërtetë apo në rastin më të keq kishte ndodhur pa dijeninë e tij dhe se shumë shpejt do ta korrigjonte këtë defekt”… Shumica e pranuan në heshtje këtë mashtrim të rradhës, të trashë, pavarësisht paralajmërimeve të tona të forta që mbetëm një pakicë intelektuale, e vendosur dhe e ndershme…

Sot, pas 12 vjetësh, jemi këtu ku jemi dhe kur Rama në thelb s’ka ndryshuar asgjë nga lidhjet e tij të ngushta me të korruptuarit, të inkriminuarit dhe trafikantët duke vazhduar ti mbajë afër, dhe të “ushqejë” kërkesat e tyre në shkëmbim të blerjes se votave dhe kërcënimit të votuesve… Por meqë shumica e qytetarëve shqiptarë dhe pothuajse shumicës së partnerëve ndërkombëtare e kanë të qartë se cfarë ka bërë dhe po bën Rama, pra thënë ndryshe i ka dalë boja, nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse të sulmojë opozitën, median realiste dhe shumicën e shqiptarëve, por edhe BE e SHBA për të mbrojtur oligarkët me të cilët ka fituar e mban pushtetin e madje po përpiqet me të gjithë marifetet të sigurojë së bashku me ta një mandat të tretë, me të vetmin synim, karriken e tij personale.

Ka ardhur momenti, pas 12 vjetësh, me shpresën që tanimë shumica e shqiptarëve janë sqaruar e ndërgjegjësuar për gjithcka ka ndodhur dhe une se bashku me miqtë e të ndershëm kemi thënë e paralajmëruar, për ta hedhur në koshin e plehrave këtë të KEQE e rrezik kombëtar për të ardhmen e vendit që ndodhet ne udhëkryq…

Vetëm bashkimi dhe veprimi me vendosmëri kundër së Keqes është zgjidhja…Vetëm kështu do të mund të kishte hapsirë për të ndrequr e korrigjuar cdo defekt që me shumë të drejtë shumëkush e vlereson dhe e ngre me forcë sot.

Zjarr Tv Ad