Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka qenë vetëm një plumb i qëlluar direk e në zemër, ai që i ka marrë jetën 47-vjeçarit Kastriot Reçi nga Rrësheni. Ky detaj është konfirmuar nga spitali i Rrëshenit, ku edhe ka mbërritur trupi i pajetë i 47-vjeçarit pasi u ekzekutua në mes të këtij qyteti.
Ishte ora 11:05 minuta e paradites së sotme, kur Reçi ishte vetëm pak metra larg lokalit të tij ‘Mirdita’ në qendër të Rrëshenit, kur u ekzekutua me një plumb snajperi. Policia thotë se ka gjetur armën e krimit, por asnjë shenjë nga autorët. Për të zbuluar autorin apo autorët, policia ka dhënë 20 milionë lekë për këdo që ka informacion në lidhje me këtë ekzekutim.