Kastro Zizo zbulon çmimet e satelitëve që do të çojë Rama në hapësirë

0
258
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Klevis Bega apo i njohur ndryshe si Kastro Zizo, është edhe astro-fizikant, ka deklaruar në emisionin ‘Zona Zero’ se një satelit kushton mbi 20 mijë dollarë.

“Nuk kam dëgjuar shifra, se shqiptari vdes të flasë pak për shifra. Që nga 2012 kur Elon Musk u licencua nga NASA për të çuar anije në hapësirë. Që do të thotë ky projekt është një kapsulë që nuk ikën dëm, përdoret disa herë.

Nuk e di se sa 10-12 herë përdoret, nuk i kam këto detaje. Lëshohet kapsula dhe në varësi të satelitit, dhe çmimi nis nga 20 mijë dollarë e sipër. Jemi në një epokë PR-i, një vend i vogël si ne që ka nevojë të mbajmë në epiqendër atë që na e ka dhënë Zoti dhe është natyra jonë, ne nuk merremi me atë. Jemi shteti i parë në Ballkan që po flasim për këtë temë, dhe po mendojnë të ngremë satelitët,” tha Bega.

Zizo deklaroi po ashtu se i vjen mirë që Shqipëria përtej politikës merret dhe me hapësirën.

“Më pëlqen e gjitha kjo, që edhe Shqipëria pavarësisht rutinës që na ka marrë me politikë e varfëri e tjetër, më pëlqen fakti që vendi i ka kthyer sytë nga hapësira, andej nga është dhe e ardhmja e njerëzimit. Pastaj për faktin se për çfarë do përdoret nuk e di,” tha Bega.

Zjarr Tv Ad