‘Katalonia’, protesta masive në Spanjë

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra protestues  janë mbledhur në Madrid të dielën në shenjë qëndresë kundër planit të Qeverisë spanjolle të uljes së tensioneve në rajonin e Katalonisë.  Partia Qendrore Djathtiste dhe Partia Qytetare, kanë thirrur protestën pasi kryeministri Pedro Sanchez i ofroi separatistëve një raportues për bisedime. Partia Djathtiste e ka konsideruar këtë ofertë si tradhëti dhe dorëzim. Separatistët kanë refuzuar ofertën, shkruan REL. Edhe Socialistët e kundërshtojnë pavarësinë e Katalonisë. Grupet ekstreme djathtiste janë po ashtu pjesë e protestës nën moton “Për Spanjën e bashkuar. Zgjedhje menjëherë”.

 

Zjarr Tv Ad