Katër kandidatë në garë për Teatrin Kombëtar

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teatri Kombëtar do të ketë një drejtor të ri. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës ka njoftuar se është gati të dëgjojë programet e kandidatëve për drejtor të Teatrit Kombëtar.

Kandidatët për Teatrin Kombëtar janë Altin Basha, Kiço Londo, Elma Dorezi dhe Arben Derhemi. Tre nga kandidatët janë paraqitur para një komisioni në Ministrinë e Kulturës dhe kanë paraqitur platformat e tyre.

Dëgjesa është mbajtur në Ministrinë e Kulturës në prani të gazetarëve, po pa praninë e kamerave, njëlloj si është vepruar më herët edhe me procesin e përzgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit.

Disa nga sugjerimet e kandidatëve kanë qenë ndërkombëtarëzimi i teatrit, rritja e buxheteve dhe cilësia artistike.

Altin Basha ka propozuar një rishikim të trupës së teatrit dhe një vlersim të performancave. Kiço Londo kërkon rikthim teatër fantastik e futurist me cilësi dhe vëmendje për fëmijët, adoleshentët e laboratorin e dramës shqipe

Regjisorja Doresi ka propozuar që të rriten produksionet e Teatrit Kombëtar dhe të zbatohen kontratat. Ndërsa Arben Derhemi është largua nga Ministria pa prezantuar platformën. Kjo nuk e heq nga lista e kandidimit, por i heq pikët e intervistës.

Kush janë kandidatët për Teatrin Kombëtar:

Altin Basha

Është aktualisht drejtori i “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Ai e ka marrë detyrën vetëm një vit më parë, pasi u mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale. Basha ka dhënë dorëheqjen nga institucioni për të qenë konform rregullave ligjore të këtij konkurrimi.

Arben Derhemi

Gjatë tre viteve të fundit Derhemi është përfshirë fillimisht në betejën kundër prishjes së teatrit, më pas kundër teatrit në ambientet e Arturbinës, e tanimë emri i tij renditet mes kandidatëve konkurrentë për postin e këtij institucioni.

Elma Dorezi

Regjisore që ka ka ngjitur në skenë disa kryevepra të dramaturgjisë botërore. Shpeshherë ka ngritur zërin për problematikë që shqetësojnë skenën teatrale, e që ka dorëzuar kandidaturën e saj në konkursin e hapur për pozicionin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Kiço Londo

Ish-drejtor i Teatrit Eksperimental Kujtim Spahoivogli. Ndërtoi si drejtues 10 ambiente për teatrin, për aktorët e rinj dhe për ato të karrierës, por u largua vetëm pasi Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” u zhvendos në Arturbina për t’ia lënë vendin Altin Bashës. Më pas Londo drejtoi Teatrin Lëvizës Çajupi dhe rikthehet me një platformë artistike konkurruese.

Zjarr Tv Ad