“Katër nga 10 emigrantë që shkojnë në Angli, shqiptarë”- Vasili: Qeverisja e Ramës mënxyrë, largon dhunshëm qytetarët

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa i referohet shifrave të bëra publike nga mediat anglezë për emigrantët që shkojnë në Britani, akuzon qeverinë e Ramës se po i  largon dhunshëm shqiptarët.

Sipas Vasilit, shifrat se katër në 10 emigrantë janë shqiptare janë të frikshme dhe të dhimbshme. Ai thotë se me mundësitë që Shqipëria ka dhe sikur të kishte qeverisje, shqiptarët jo vetëm që do largoheshin, por edhe do vinin.

“Por me kete qeveri qe vjedhjen kane piken e pare te dyte e te dymbëdhjetë te saj shqiptaret braktisin vendin me shume se vendet ne lufte”, shkruan Vasili.

Reagimi i Vasilit

Qeverisja e Rames mënxyrë, qe largon dhunshem shqiptaret!

Shifra te dhimbshme, shifra te frikshme.

Katër në dhjetë emigrantë, që kalojnë Kanalin me varka të vogla janë nga “Shqipëria paqësore, ku nuk ka pasur luftë për 25 vjet”

kështu shkruan një raport sekret i inteligjencës ushtarake britanike.

Lajmi u bë i ditur e perditshmja angleze “The Mail on Sunday”.

Pra 40% e personave, qe shkojne ne Angli ne menyre te paligjshme, duke kaluar ngushticen e La Manshit, duke rrezikuar kaq shume me varka te vogla jane shqiptare.

Menxyra, qe ka pllakosur kete vend nga qeverisja e rilindjes vret çdo shprese.

Me mundesite, qe Shqiperia ka, sikur qeverisja te ishte edhe nen mesataren shqiptaret jo vetem nuk do largoheshin, por do te vinin.

Por me kete qeveri qe vjedhjen kane piken e pare te dyte e te dymbedhjete te saj shqiptaret braktisin vendin me shume se vendet ne lufte.

Zjarr Tv Ad