Katër të arrestuar në Librazhd e Cërrik

0
148

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin:

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit për mashtrim. Në pranga ka rënë A. K, banues në fshatin Spathar.

I riu dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një shtetaseje një shumë parash prej 500000 lekësh.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Ndërkohë në Cërrik policia arrestoi tre të rinj për vjedhjen e një makine.

“U arrestuan L. B., 25 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, F. J., 27 vjeç dhe A. Zh., 20 vjeç,  banues në Cërrik. Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  kanë vjedhur mjetin tip “Golf 4″ (në pronësi të shtetasit D.Gj.), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.