Kavaje, klienti vret me thike taksistin, tentoi ta grabiste

0
1403
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nje taksist eshte gjetur i vrare ne Kavaje.
Viktima eshte Idriz Karriqi, 65 vjec.

Trupi i pajete u gjet sot ne mengjes ndersa ne afersi te kufomes ishte lene edhe makina.

Policia e cila dyshon per vrasje me motiv grabitjen ka shoqeruar nje te dyshuar per krimin.

Autori dyshohet se e ka marre taksistin mbreme si klient dhe me pas e ka vrare.

Deklarata e policise

Rreth ores 09.00 te dates 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi datl
10.04.1951 Kavaje ne vendin e quajtur sheshi para spitalit kavaje eshte prenotuar si taksi nga nje person i pa identifikuar dhe pas ketij momenti ka humbur kontaktet me familjaret dhe te afermit.

Ne baze te kallezimit te familjareve eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit te tij dhe materialet i kane kaluar prokurorise.

Me dt 15.12. 2016 ora 22.00 ne fshatin Greth te Njesise adm Kryevidh ne ane te rruges ne disa shkurre eshte gjendur i vrare me thike shtetasi Idriz Kariqi.

Nga puna hetimore eshte identifikuar autori i kesaj ngjarje i cili eshte shtetasi Musa Saraci 24 vjec me banim ne Gose Rrogozhine. Po ashtu eshte gjendur dhe mjeti i viktimes tip Benz 250 me portabagazh i bardhe , targa KJ 6844 A.

Zjarr Tv Ad