Kreu i Partisë Demokratike, Luzim Basha në një komunikim për mediat foli për kërkesën publike të Komisionit të Rithemelimit drejtuar Bashës për të lënë karrigen në 5 janar të 2022. Kryedemokrati theksoi se ata janë futur në këtë betejë vetëm për karrigen, ndërsa u shpreh: “Ne nuk na plas për karriget”.
Po ashtu Basha u shpreh se Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit ishte jo vetëm ndarja me të shkuarën, por edhe vendimi për të ecur përpara.
“Se kanë mendjen shqiptarët tek karriget por vetëm ata që paskan qenë në këtë betejë vetëm për karrige. Ndjesë shqiptarëve që janë prodhuar njerëz që mendjen e kanë tek karriget. Kuvendi Kombëtar 18 dhjetor është jo vetëm ndarja me të shkuarën por edhe ecja drejt të ardhmes. Nuk na plas për karriget”, tha Basha.