Kë do zgjidhnit mes SHBA dhe Sali Berishës? Përgjigjet Ilir Meta

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka folur për takimin që ai kishte pak ditë më parë me Ambasadoren Yuri Kim. Pas tensioneve të vazhdueshme që kishte në  të shkuarën mes tij dhe diplomates amerikane, Meta theksoi se sot PL është bashkëpunëtore me SHBA  dhe shpreson që çdo vendim i marrë nga PL të respektohet.

Ua kam thënë se kemi pasur një bisedë të hapur dhe bashkëpunuese. Edhe vetë zonja Ambasadore është shprehur. Ne nuk ndajmë të njëjta mendime për çdo gjë. Se unë jam politikan, ajo është diplomate dhe do përmbahet udhëzimeve që merr. Ajo që është e rëndësishme se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, bashkëpunimi është i shkëlqyer, në qëndrimet tona. Për stabilitetin në rajon, solidariteti me Ukrainë, me NATO me BE. Sa i takon çështjeve të brendshme jam i bindur që respektojnë zgjedhjet e çdo force politike dhe qytetarëve shqiptar. Jam i sigurt se do respektojnë çdo vendim që merr PL” tha Meta.

Ndërkohë i pyetur se nëse SHBA do të kërkonte që ai të distancohej nga Sali Berisha, Meta theksoi se marrëdhëniet e tij me SHBA nuk do të cënohen.

“Marrëdhëniet e mia me SHBA nuk cënohen. Përkundrazi. Amerika është vendi i lirisë. Liria do të thotë se në finale mbizotëron vullneti i popullit. Amerika e ka treguar që respekton vullnetin e popullit” tha Meta.

Zjarr Tv Ad