Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohje ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Përmes një postimi në rrjetin social Balla deklaron se vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga BE ndaj vendit tonë.
Postimi i Ballës
Mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia.
Edhe vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin. #bashkëdoiadalim